Nations League, gjeorgjianët ia dalin me penallti, presin fituesen e ndeshjes në Shkup

Gjeorgji 1100x620

Penalltia e realizuar në minutën e 7-të nga Okriashvili, mesfushori i Anorthosis në kampionatin qipriot dhe me një të kaluar me Shaktar, me shumë gjasa mund të jetë realizimi më i rëndësishëm në karrierën e 28-vjeçarit.  

Goli i shënuar i mjafton kombëtares së tij, Gjeorgjisë, të mposhtë Bjellorusinë në sfidat play-off të Nations League.

Gjeorgjianët fituan 1-0 dhe tashmë presin fituesen e sfidës së shumëpritur midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.