Ndryshime në kombëtare, largohen nga grumbullimi dy lojtarët e rëndësishëm

kombetarja stervitje 1 600x338

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor ka pësuar sërish ndryshime.

FSHF bën me dijse se Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.