Pa patentë dhe makinën mbushur me klandestinë, pranga të riut

1 50 600x338

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

I riu R.H., banues në Durrës, u ndalua në fshatin Bradashesh, të Elbasanit, teksa transportonte me mjetin furgon tip “Fiat”.

Sikurse njofton policia, ai iu kishte premtuar emigrantëve kalimin në vendet e BE-së, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.