Pandemia në Britani, Covid-19 ka vrarë 3 herë më shumë se gripi apo ftohja

MB VDEKJET BRITANI frame 0 1100x620

Koronavirusi ka shkaktuar 3 herë më shumë viktima se gripi dhe pneumonia së bashku në Britaninë e Madhe, në vetëm 8 muajt e parë të këtij viti.

Konfirmimi vjen nga Zyra Kombëtare për Statistika, që saktëson se 48 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19, mbi 13 mijë nga pneumonia dhe rreth 400 vetë nga gripi. Këto të dhëna janë nga muaji janar deri në gusht të këtij viti.

Në shtëpitë e përkujdesjes, që janë goditur rëndë nga pandemia, përqindja e viktimave nga koronavirusi është thuajse dyfishi i asaj të shkaktuar nga gripi apo pneumonia.

Analiza është bazuar në certifikatat e vdekjeve të lëshuara në Angli dhe Uells, ku përcaktohet dhe shkaku i humbjes së jetës.