Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti i Lion “ngacmon” Barcelonën: Nuk kishte para për Depay

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 10:31 | Futboll
Presidenti i Lion “ngacmon” Barcelonën: Nuk kishte para

Memphis Depay ishte një nga kërkesat kryesore të trajnerit të Barcelonës, Koeman për të afruar në këtë merkato, por pista e tij u zbeh vetëm në momentet e fundit.

Por ajo që bën çudi për arsyet që çuan në bllokimin e këtij transferimi vjen nga goja e presidentit të Lionit, Jean Michel-Aulas.

Sipas Aulas, klubi blaugrana nuk kishte para për të blerë kartonin e futbollistit holandez. “Koeman i kishte premtuar Depay-t diçka, por Bartomeu më tha se nuk dinte si t’ia bënte që ta blinte. Barcelona nuk kishte para për të blerë kartonin. Të shohim nëse kjo çështje zhbllokohet në janar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani