Princi William njofton çmimin e ri për mjedisin, fituesi merr 1.3 milionë dollarë

unnamed file 1100x620

Princi William ofroi 65 milionë dollarë për të krijuar një çmimin të ri për mjedisin, në një përpjekje për të gjetur zgjidhje për disa nga sfidat më të ngutshme të Tokës.

Në një intervistë për CNN, princi u shpreh se ky do të ishte “çmimi global më prestigjioz mjedisor” deri më tani dhe qëllimi i tij është të zhvendosë debatin nga pesimizmi dhe negativiteti tek optimizmi dhe shpresa.

“Ka njerëz të mrekullueshëm që bëjnë gjëra të pabesueshme në të gjithë botën, brenda komuniteteve të vogla. Nëse njëri prej tyre mund të ketë një ide të mahnitshme, ne mund ta zgjerojmë atë, mund ta përdorim atë për të trajtuar me të vërtetë disa çështje,” tha ai.

Duke filluar nga viti 2021, Çmimi “Earthshot” do t’u jepet çdo vit pesë personave, organizatave ose grupeve për zgjidhje për pesë objektivat e “tokës”,  mbrojtja e natyrës, pastrimi i ajrit, oqeanet, ndërtimi i një bote pa mbeturina ose rregullimi i klimës .

Pallati Kensington synon ta bëjë çmimin një nga më prestigjiozet globalisht dhe secili fitues do të marrë 1 milion pound (1.3 milion dollarë), pak më shumë sesa një fitues i çmimit Nobel.

Për sa i përket klimës, viti 2020 ka ngritur këmbanat e alarmit se Toka po shkon drejt një rritje të temperaturave globale prej më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

“Ne duam të ndryshojmë bisedën dhe të tregojmë se mund të ofrojmë zgjidhje, ne mund ta trajtojmë këtë dhe në 10 vjet kohë, ne mund ta bëjmë planetin tonë më të qëndrueshëm dhe më të mirë për të gjithë”, tha princi për CNN.

Princi William e shpalosi idenë e tij për çmimet gjatë një vizite në Namibia, Tanzania dhe Kenia dy vjet më parë dhe që atëherë ka marrë këshilla nga dhjetëra individë dhe organizata, përfshirë Institutin Nobel, Greenpeace, Forumi Ekonomik Botëror dhe Princi Charles, babai i tij .

Nominimet do të hapen më 1 nëntor të këtij viti, dhe një ceremoni vjetore e çmimeve globale do të mbahet çdo vit, duke filluar nga Londra në vjeshtë të vitit 2021.