Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Projekti për Kodin e ri Penal, juristët: Nuk vjen në kohën e duhur, mungon filtri kushtetues

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 18:14 | Aktualitet
Projekti për Kodin e ri Penal, juristët: Nuk vjen në kohën e

Projekti i Ministrisë së Drejtësisë për një ndryshim tërësor të Kodit Penal, konsiderohet si problematik për juristët në vend. Sipas tyre, përveç kohës së shpejtë të përgatitjes së tij, mungesa e një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese tërësisht funksionale vënë në vështirësi serioze zbatimin e tij.

Përgatitja e projektit të një Kodi të Ri penal u prezantua me pompozitet në 2 nëntor në Ministrinë e Drejtësisë. Një javë më vonë, konsultimi publik për të ende nuk ka nisur. Referuar situatës aktuale të gjyqësorit në vend, juristët vlerësojnë se nuk është koha e përshtatshme për ndryshime rrënjësore ligjore.

Juristët parashikojnë vështirësi në vënien në zbatim të tij, në kushtet kur mungojnë filtrat unifikues dhe kushtetues për nenet e Kodit të Ri. 

Në ceremoninë prezantuese, ministrja e Drejtësisë tha se projekti do t’i nënshtrohet konsultimit gjatë tetorit e nëntorit dhe se do të dërgohet për miratim në Kuvend brenda këtij viti.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë