Putin merr dhuratë për ditëlindje predhën hipersonike

Rusia lëshoi predhën hipersonike të quajtur Zirkon në Detin Barenc të martën dhe njoftimi iu bë presidentit Vladimir Putin të mërkurën, pikërisht në ditën e tij të lindjes. Putin, i cili mbushi 68 vjeç, mësoi nga Shefi i Shtabit Valery Gerasimov suksesin e predhës së lëshuar nga anija luftarake Admiral Gorshkov. Prania e anijes ruse në rrethin Arktik është pjesë e përpjekjeve të Putinit për të treguar forcën ndaj fuqive të tjera botërore që kanë mjete ushtarake atje.