Rikthehen “Murgeshat gazmore”?

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”.

Aktorja, 64-vjeçare, tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte, sërish, me shumë dëshirë rolin e motrës Mary Clarence në sagën e famshme.

Filmi “Murgeshat gazmore” pati shumë sukses në vitin 1992, duke grumbulluar 230 milionë dollarë në “box office” dhe Goldberg tha se po punohet për të gjetur mënyrën e rijetësimit të projektit.

“Për një kohë të gjatë, ata që drejtojnë nuk donin një film të tretë, pasi thonin se nuk ka më interes. Por, kohët e fundit kanë ndryshuar mendim. Është një film shumë komik, ku ka këndim të keq, këndim të mirë, murgesha… Asnjëri nuk mërzitet duke e parë”, u shpreh aktorja e famshme.