“Shkundet” sërish toka, IGJEUM: Tërmeti me magnitudë 4

termet 1480102262 7216316 1100x620
seismograph machine earthquake

Toka shqiptare lëkundet sërish. Një tërmet i magnitudës paraprake 4, sipas IGJEUM, është regjistruar në orën 00:13 rreth 45 kilometra nga kryeqyteti, dhe 25 kilometra në veri të Durrësit, në afërsi të gjirit të Lalëzit.  Thellësia e tërmetit sipas të dhënave paraprake ishte 2 kilometra.

Lëkundja u pasua pak minuta më vonë nga një tjetër e magnitudës 3.4. Nuk raportohen për momentin dëme, edhe pse lëkundjet u perceptuan nga një pjesë e popullsisë të Durrësit dhe në Tiranë.