Studimi: 24 planetë mund të jenë më të përshtatshëm për të jetuar se Toka

vlcsnap 2020 10 08 13h52m15s512 1100x620

Në garën ndërplanetare për planetin më të mirë në Univers, nuk jemi të parët. Studiuesit thonë se Toka nuk është domosdoshmërish planeti më i mirë.

Sipas një studimi të drejtuar nga Universiteti i shtetit të Uashingtonit, janë 24 planetë jashtë sistemit tonë diellor që mund të jenë më të mirë se Toka për të jetuar. Këto planetë janë etiketuar si të “super banueshëm”. Disa prej tyre janë më të vjetër se Toka, disa më të mëdhenj dhe më të ngrohtë se Toka.

Disa prej këtyre planetëve rrotullohen rreth yjeve që kanë jetëgjatësi më të madhe sesa Dielli ynë. E për shkak të këtyre kushteve, studiuesit thonë se në këto planetë mund të jetohet më mirë. Por të gjithë këto planetë ndodhen më shumë se 100 vite dritë larg Tokës.