Turizmi në krizë, turoperatorët kërkojnë ndihmë, listë kërkesash qeverisë

Publikuar më: 8/10/2020, ora 17:29
MBULIM TUR OPERATORET frame 900 1 1024x576

Turizmi në krizë, turoperatorët kërkojnë ndihmë, listë kërkesash qeverisë

Publikuar më: 8/10/2020, ora 17:29

Operatorët turistikë i kanë drejtuar zyrtarisht qeverisë një paketë propozimesh për ndihmë në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID 19, që ende po godet këtë sektor.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit, ministrit të Turizmit, ministres së Financave dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Shoqata e Turoperatorëve kërkon mbështetje të veçantë për këto biznese dhe agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik qe janë edhe grupimi më i prekur dhe pothuajse pa aktivitet gjatë gjithë vitit.

Tur operatorët propozojnë që paketa e ripunësimit  të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar, pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot. Gjithashtu, kërkohet mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë.

Një tjetër kërkesë e operatorëve turistikë është mbështetja me skemë të veçantë për sektorin, siç është zbatuar edhe nga shumë vende fqinje.