Udhëtim drejt askundit për t’u ruajtur nga koronavirusi

hypatia h 0e9144e9da45209cadd34336aa73a97a h fd0f98069d4e38291017d33a11fa72e3 1100x620

Dy kompani udhëtimesh në Singapor u kanë propozuar personave që nuk mund të rrinë dot pa udhëtuar që të nisen me tragetet e tyre drejt… askundit. Udhëtimet e veçanta do të nisin në nëntor 2020 dhe tragetet turistike nuk do të ndalojnë në asnjë port, për të shmangur ekspozimin ndaj personave të infektuar.

Bordi shtetëror i Turizmit e realizoi këtë nismë me dy kompani private, të cilat, edhe pse do të shëtisin në vende të ndryshme, nuk do të ndalojnë askund, por do të kthehen përsëri në portin prej nga u nisën.

Një tjetër masë e shtuar për shmangien e infektimit të udhëtarëve, anijet do të punojnë me 50% të kapacitetit dhe vetëm më udhëtarë që janë rezidentë në Singapor. Sigurisht, para se të ngjiten në anije, udhëtarët do të duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit. Gjithashtu, ata do të jenë të detyruar të mbajnë maskë sa herë që dalin nga dhomat e tyre.