“82 mijë të punësuar më shumë, foshnja merr 400 mijë lekë”, Rama rreshton arritjet në Asamble

rama 6 1100x620

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, rreshtoi disa arritje, sipas tij, të qeverisë së drejtuar prej tij.

“Sot, ka 82 000 të punësuar më shumë, që nuk e di se çfarë bënin përpara se të vinim ne në pushtet. Na thonë që jemi partia e vetëm 10 vetave, por këta 10 veta sa kanë paguar për të financuar shëndetësinë, arsimin dhe pagat e sektorit publik? 3 herë më shumë kanë paguar. Janë 3 herë më shumë para që i ka marrë shteti. Thonë se kjo vjen nga fakti se kanë marrë më shumë tendera, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se bebet më parë merrnin 50 mijë lekë të vjetra, në letër, kur lindnin.

“Sot, që kur del fëmija nga barku i nënës, është 400 mijë lekë, 800 mijë lekë dhe 1 milion e 200 mijë lekë. E merr çekun që në maternitet”, theksoi Rama, i cili shtoi se edhe kur shkojnë në shkollë, “librat janë falas për të gjithë”.