Aksident në Durrës, plagoset një person

Screenshot 1 1 600x338

Një aksident ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sikurse bëhet me dije nga policia, ngjarja ndodhi në lagjen nr.5, ku një mjet tip “Ford”, është përplasur me një motomjet me drejtues një person ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.