Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Asnjë lojtar i infektuar me Covid-19, Kombëtarja drejt Kazakistanit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 10:44 | Futboll
Asnjë lojtar i infektuar me Covid-19, Kombëtarja drejt Kazakistanit

Të gjithë futbollistët në dispozicion dhe asnjë i infektuar nga koronavirusi. Pas konfirmimit të përgjigjeve nga testi i tamponit, ku të gjithë futbollistët dhe stafi teknik rezultuan negativë, Kombëtarja u nis drejt Kazakistanit, për sfidën e 11 tetorit.

Udhëtimi është i gjatë, me distancën prej afro 3,700 kilometrash, që do të përshkohet për më tepër se 5 orë. Menjëherë, skuadra do të akomodohet në hotel, për të zhvilluar edhe seancën stërvitore, por ku më tepër rëndësi do t’i kushtohet rikuperimit fizik nga lodhja e udhëtimit.

Sapo u konfirmua prezenca në skuadër e portierit Etrit Berisha, Shqipëria humbi gardianin Thomas Strakoshën. 25-vjeçari i Lazio-s është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe sulmuesi Myrto Uzuni dhe mbrojtësi Jon Mresinaj.

Ekipit, ndërkohë, i është bashkuar sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni. Fakti që kampionët e Italisë i dhanë lojtarit kuqezi leje për t’iu bashkuar Kombëtares, bëri që talenti tjetër i sulmit, Emiljano Bullari i Olympiakos të kthehet në dispozicion të përfaqësueses së 21-vjeçarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë