Basha në Lushnjë: Bujqësia më e braktisura në 7 vjet, do t’i japim fund vjedhjes me hir a me pahir

WhatsApp Image 2020 10 09 at 12.31.36 600x338

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte këtë të premte në Lushnë, ku u shpreh se sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. “Arsyeja nuk është vetëm pandemia, por braktisja e fermerëve nga qeveria këto 7 vjet. Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon. Paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë dhe oligarkët. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsioni, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të krimit të organizuar”, u shpreh Basha.

Basha tha se “me planin me 5 pika të PD-së me 24 milionë euro që janë zhdukur për inceneratorin e Fierit, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese. Më një çek prej 1 mijë euro për 6 muaj, të ndihmoheshin mijëra fermerë apo mijëra të papunë”.

“Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund, me hir a me pahir. SPAK do të detyrohet ta hetojë dhe do të çohet para drejtësisë dhe prapa hekurave, të ndëshkojë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive”, tha kreu demokrat.