“Bie bilbili”, nis FIFA 21! Zbuloni detajet e reja

Kompania e lojërave elektronike “Electronic Arts” ka nxjerrë sot në shitje lojën më të re të futbollit, FIFA 21. Loja vjen me disa shtesa në krahasim me versionin e një viti më parë. Mes tyre është një sistem i ri driblimi që uy lejon lojtarëve më tepër krijimtari gjatë dyluftimeve të drejtpërdrejta.

Të tjerë elementë që përmirësojnë sulmin janë sprintet, pasimet e drejtpërdrejta dhe veçimi i një lojtari nën kontroll gjatë organizimin të një aksioni sulmues.

Kompania ka përmirësuar ndjeshëm edhe dyluftimet trup më trup dhe përplasjet mes lojtarëve, duke bërë më reale mënyrën sesi ata ndërveprojnë me njëri-tjetrin ndërsa i përgjigjen komandave.

Loja është publikuar për t’u luajtur në konsolat më të fundit, por planet janë për të nxjerrë edhe një version për X-BOX Series X dhe Play Station 5 që dalin së shpejti.