Brooklyn Beckham gati për t’i dhënë fund beqarisë, Victoria do të stilojë fustanin e nuses

1 63 600x338

Para pak muajsh, Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, zyrtarizoi lidhjen e tij me aktoren, Nicola Peltz.

Tashmë, çifti ka nisur të planifikojë ceremoninë e kurorëzimit, e cila do të ndahet në dy ditë të veçanta, në të dyja anët e Atlantikut, verën e ardhshme.

Martesa mes Beckham dhe Peltz pritet të jetë një nga eventet më të komentuara të vitit 2021 dhe Brooklyn i ka besuar vetëm familjes së tij për planifikimin e saj.

Dy vëllezërit, Romeo dhe Cruz, do të jenë shoqëruesit e tij, ndërsa e ëma, Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm.

Në vitin 2016-të, Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victtoria Beckham për Krishtlindje.

Sipas The Sun, e motra e Brooklyn, 9-vjeçarja Harper, do të jetë shoqëruesja e nuses ndërsa David do të kujdeset për detajet e ceremonisë.