Çifti që udhëton lakuriq nëpër botë

Çifti belg, Nick dhe Lins De Corte janë natyralistë. Ata udhëtojnë nëpër botë të zhveshur dhe dokumentojnë aventurat në blogun e tyre në internet.

Ata janë zhytur në ishullin Utila, në Honduras, kanë pirë birra në Portugali dhe kanë dalë nudo përmes pyjeve të Amazonës.

Në fillim të pandemisë së koronavirusit, Nick dhe Lins De Corte, mbetën në Meksikë pasi kufijtë u mbyllën.

Pas tre muajsh çifti u kthye në Evropë dhe që nga ajo kohë, ata kanë udhëtuar nëpër Francë.

De Cortes janë nga qyteti Ghent në Belgjikë, ku u njohën dhe u lidhën rreth 12 vjet më parë.

“Shumë shpejt, ne zbuluam natyralizmin, ishte pak a shumë rastësisht”, thotë Nick për CNN Travel.

Pas disa vitesh, ata hapën blogun e tyre me qëllim që të zhbënin disa nga mitet që rrethojnë natyralizmin.

“Ekzistojnë dy perceptime kryesore”, thotë Nick.

“Njëra ka të bëjë me seksin. Shumë njerëz nuk e kuptojnë që njerëzit mund të rrinë të zhveshur së bashku pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh. Dhe tjetri është se se natyralizmi është për njerëzit e moshuar.”

Sapo të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri në mënyrë të sigurt, ata do të shkojnë te vende miqësore me natyrën në Afrikën e Jugut, Australi dhe Zelandën e Re. Çifti, gjithashtu, dëshiron të shikojë disa resorte të reja nudiste që janë hapur në Tajlandë.

Ndërsa u pëlqen të ndajnë aventurat e tyre në internet, ata theksojnë se “nuk mendojnë se të gjithë duhet të bëhen natyralist pasi është me të vërtetë një zgjedhje personale”, thotë Nick.

“Por na shqetëson pak kur njerëzit kanë keqkuptime të tilla në lidhje me natyralizmin, madje pa e provuar. Dhe kjo është diçka që ne dëshirojmë t’u themi vazhdimisht njerëzve: “Thjesht provojeni “.