Debat me Ilir Metën? Rama: Të debatojë fillimisht me Monikën dhe Lulin

9 TETOR RAMA PS frame 168746 1100x620

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë në Asamblenë e Partisë Socialiste se nuk do të ulet në debat me Ilir Metën.

Kreu i qeverisë e shpjegoi kështu vendimin e tij: “Iliri të bëjë debatin me Monikën se kush është kryetari i LSI-së. Se që Iliri punon fshehurazi për LSI-në, ky është fakt dhe jo opinion. Ta zgjidhë me Monikën një herë se kush është kryetari i partisë”.

Rama shtoi se më pas, Meta duhet të bëjë debat edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Pastaj, të bëjë debat me Lulin se kush është kryetar i opozitës. Nëse e fiton debatin me Monikën, të shpallet kreu i opozitës dhe pastaj të shohim. Por, kështu nuk bëj debat”, theksoi Rama.