Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata italiane: Në Samos të Greqisë po ndodhin krime kundër njerëzimit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 17:42 | Ballkani

Gjykata e Romës ka qenë e prerë, në verdiktin e saj. Disa nga situatat e përditshme që po ndodhin në kampin e refugjatëve në Samos, në Greqi, mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Ngjarja do të shkaktojë polemika, sepse padyshim Italia nuk ka asnjë juridiksion për kampin në fjalë. Pikërisht për këtë arsyeje, padia e kryer nga administratori italian i një OJF-je që operon në Greqi u pezullua formalisht, por jo pa një gjykim mbi provat e paraqitura në disa dosje të mbushura me fotografi, filmim edhe dëshmi të marra ndër muajsh.

I gjithi ky material është transferuar tashmë në drejtim të drejtësisë greke, që deri më tani ka mbajtur një qasje indiferente, por edhe Gjykatës Europiane, që ka juridiksion mbi shtetet anëtare të BE-së.

Sipas provave të paraqitura, gjendja e refugjatëve të grumbulluar në kampin grek është dramatike, në veçanti ajo e fëmijëve. Raste të shumta të raportuara tregojnë për të mitur që flenë shpesh herë në qiell të hapur gjatë natës, ndërkohë që ditën thjesht mbijetojnë në një ambient të degraduar, ku hanë ushqime të skaduara dhe lajnë vetë rrobat, sepse më së shumti nuk janë të shoqëruar nga të afërm.

https://a2news.com/2020/02/25/nuk-duan-me-kamp-refugjatesh-perleshje-mes-policise-dhe-banoreve-ne-lesbos/

“Duhet vlerësuar nëse ekzistojnë kushtet, duke parë përsëritjen e këtyre ngjarjeve, për të ngarkuar çështjen me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, sipas asaj që parashikohet në artikullin 7 të Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.

I hapur në vitin 2016 tek një ish-bazë ushtarake që mund t\mbante maksimalisht 650 persona, sot kampi në ishullin Samos mban në kushte shumë të vështira mbi 6 mijë refugjatë, disa prej tyre edhe më shumë se një vit.  

https://a2news.com/2019/12/05/mes-baltes-dhe-plehrave-jeta-ne-nje-kamp-refugjatesh-ne-greqi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë