Koronavirusi në Kosovë, tre viktima dhe rritje e ndjeshme e rasteve të reja

koronavirusi Kosove 1100x620

Kosova ka shënuar 79 infeksione me koronavirus, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, janë shënuar edhe tre viktima, për një total prej 641 humbje jetësh.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije, gjithashtu, se janë shëruar 61 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste, ndërsa ai i rasteve aktive është 1159.