Kthesë e papritur, Azerbajxhani dhe Armenia pranojnë ftesën e Putin për bisedime

1 60 1100x620

Ministrat e Jashtëm, të Armeninsë dhe Azerbajxhanit, kanë rënë dakord të takohen në Moskë, për të biseduar rreth luftimeve në Nago-Karabak, pas thirrjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se po merren me përgatitjet e takimit, që pritet të ndërmjetësohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar ministrat e Jashtëm të dy vendeve në Moskë për bisedime paqeje, më 9 tetor.

“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nago-Karabak për arsye humanitare në mënyrë që të shkëmbehen trupa të vdekur dhe të burgosur,” deklaroi Kremlini.

Mes të tjerash në deklaratë thuhet se Putini ka zhvilluar një sërë bisedash telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.