Kualifikueset e “Katar 2022”, Argjentina dhe Uruguai e nisin me fitore

mesiii 1100x620

Amerika Latine i dha start kualifikueseve për Botërorin Katar 2022. Argjentina e Leo Messit i nisi si duhet eliminatoret duke mundur Ekuadorin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Gjithçka u vendos nga vetë kapiteni i bardhekaltërve që nuk gaboi në minutën e 13 nga pika e bardhë. Dueli ishte tepër i luftuar deri në fund, por shifrat mbetën të njëjta. Paolo Dibala, i cili ishte përzgjedhur si titullar u dorëzua vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes për shkak të problemeve me stomakun.

3 pikë arriti të gjejë edhe Uruguai në ndeshjen e parë. Avantazhi i krijuar nga goli i Luis Suarez në pjesën e parë u barazua nga Aleksis Sançez me nisjen e pjesës së dytë. Në limitet e shtesës, Uruguai gjeti golin e fitores falë sulmuesit të Valencias, Maksimiliano Gomesh. Nga një pikë për Paraguain dhe Perunë ndërkohë, përfaqësuese të cilat barazuan 2-2. Dy sulmuesit Anhel Romero për vendasit dhe Andre Karrijo për Peruanët, ishin protagonistë në këtë ndeshje me nga dy gola, që vlejnë pikët e para për këto dy përfaqësuese.