Lirohet Denis Durrsi, zyrtari i AKBN-së do të qëndrojë në “arrest shtëpie”

akbndddd 1100x620

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Denis Durrsin, një nga zyrtarët e AKBN-së të arrestuar tri ditë më parë. Durrsi do të qëndrojë në “arrest shtëpie” në mbikëqyrje elektronike. Mësohet se ai la qelinë me kërkesë të prokurorisë, për shkak të një familjari të sëmurë.

Durrsi është në mesin e 6 zyrtarëve të arretsuar të AKBN-së të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda, kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, për zyrtarët e tjerë dhe biznesmenët e arrestuar bashkë me të për akuzat e “mashtrimit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “kontrabandë” gjykata la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë për ta.