Në Francë 20 mijë të infektuar, autoritetet: Na presin 6 muaj të rëndë, por do t’ia dalim

france covid 1100x620

Situata epidemiologjike nga COVID-19 në Francë ka arritur tashmë në nivelet e pikut pandemik të përjetuar me ankth gjatë “pranverës së zezë”.

Sipas autoriteteve lokale, të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit kapin shifra rekord, me më shumës e 20 mijë persona që  kanë rezultuar pozitivë. Në rritje shqetësuese edhe viktimat, sot 62, ndërkohë që në terapitë intensive që po rikthehen në gjendje kritike dergjen 1427 persona.

Në spitalet e Parisit situata sipas mjekëve po bëhet çdo ditë e më kritike, ku infrastruktura po vihet në vështirësi përballë dhjetëra pacientëve që po shtrohen çdo ditë.

Sipas Komitetit Shkencor që asiston qeverinë në masat që ndërmerren ndaj pandemisë, “Do të përballemi me 6 muaj të rënda, por më pas do ia dalim”.

Ndërkohë, një nga mitet e sportit francez ra sërish “viktimë” e pandemisë. Gara historike e çiklizmit, Paris-Roubaix, e cila ishte shtyrë në prill për shkak të COVID-19 dhe që pritej të zhvillohej në 25 tetor, është anuluar përfundimisht.