Normaliteti pas pandemisë në Kinë, 639 milionë vizitorë gjatë 8 ditëve të festave

Pavarësisht pandemisë koronavirus, Kina përjetoi një bum turistik gjatë ditëve të fundit.

Më shumë se 637 milionë turistë lokalë vizituan atraksione të ndryshme të vendit gjatë festës për Ditën Kombëtare, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, që pranon se shifra është 20% më e ulët se një vit më parë.

Megjithatë, të ardhurat nga turizmi, gjatë 8 ditëve festive, arritën në rreth 70 miliardë dollarë.

Nga data 1 deri më 8 tetor, volumi i shitjeve në biznese të ndryshme të industrisë së ushqimit dhe shitjeve me pakicë, pësoi një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë. Rritja më e lartë u shënua në Pekin, Shanghai dhe në provincat Gansu e Hainan.