Nuk janë piktura abstrakte, thjesht sezoni i specit djegës në Kinë

Pamje mbresëlënëse vijnë nga Kina, ku dhjetëra fermerë kanë nisur sezonin e mbledhjes së specit djegës të kuq, i cili më pas do të thahet për t’u shpërndarë në të gjithë botën.

Fotot e bëra nga lart të krijojnë idenë e një pikture abstrakte, por në fakt bëhet fjalë për miliona speca djegës të mbledhura në grumbuj që kanë pushtuar fushat e Kuqas në provincën ujgure Xinjiang.

Fermerët kinezë i kanë mbjellë specat djegës pas mbledhjes së hudhrave në maj, erëza që përdoren masivisht në kuzhinën vendase.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit, 458 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 301 raste në 24 orët e fundit, 17651 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 58 të shëruar në 24 orët e fundit, 10225 në total