“Nuk ka atdhe pa dëshmorë”, Presidenti i përgjigjet Ramës: Dua më shumë Margaritën se Monikën

WhatsApp Image 2020 10 02 at 12.39.16 1100x620

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Meta pas akuzave të kryeministrit Rama në mbledhjen e Asamblesë Socialiste. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit i përgjigjet Ramës me tone fyese, ndërkohë i bën apel që tí thërrasë mendjes. Meta i pohon se do më shumë Margarita Tutulanin se Monikën, pasi kjo e fundit braktisi paralamentin, kurse Tutulani këkronte Atdheun e lirë.

“O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut!”- shkruan Meta.