Pas 7 orë rrugë, kombëtarja mbërrin në Kazakistan

kombetarja 1100x620

Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitës, Kombëtarja shqiptare zbarkoi në Kazakistan. Menjëherë sapo mbërriti në Almati, kuqezinjtë u akomoduan në hotel dhe zbritën menjëherë në fushë për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore.

Me ekipin që e ka marrë ngarkesën fizike gjatë grumbullimit në Shqipëri, stërvitja shërbeu më tepër kundër lodhjes prej udhëtimit që ka zgjatur afro 7 orë.

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem për momentin.

Kombëtarja përballet me Kazakistanin më 11 tetor, ndërsa tre dite më pas do të luajë në Lituani.