Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Për herë të parë në histori, një grua do të drejtojë Organizatën Botërore të Tregtisë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 14:31 | Bota
Për herë të parë në histori, një grua do të

Për herë të parë në historinë e saj 25-vjeçare, Organizata Botërore e Tregtisë do të drejtohet nga një grua.

Gara e kandidatëve është reduktuar mes dy grave,  Ngozi Okonjo-Iweala dhe Yoo Myung-hee, tha organizata me bazë në Gjenevë.

Okonjo-Iweala është ekonomiste dhe ish-ministre e e Financave në Nigeri. Ajo do të përballet me Yoo, e cila është gruaja e parë që shërben si ministre e tregtisë e Koresë së Jugut.

Njëra prej tyre do të zëvendësojë në këtë detyrë Roberto Azevedon, i cili dha dorëheqjen një vit më herët sesa ishte planifikuar pasi Organizata u gjend në mes të një beteje të përshkallëzuar tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Për herë të parë OBT u krijua në vitin 1995 me qëllimin e promovimit të tregtisë së hapur për të mirën e të gjithë shteteve. Ajo negocion dhe administron rregulla për tregtinë ndërkombëtare dhe përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet midis 164 anëtarëve të saj.

Megjithatë, njëra prej tyre do e marrë këtë detyrë në një moment kyç kur bota po vuan nga pandemia e koronavirusit, e cila përplasi tregtinë dhe shkaktoi një recesion të thellë global.

"Ekonomia globale është nën një tendosje të jashtëzakonshme. Kjo është pikërisht arsyeja pse OBT është më e rëndësishme se kurrë," tha Yoo.

Okonjo-Iweala, e cila vjen nga një nga pjesët e pakta të botës ku tregtia e lirë është në rritje, i tha CNN se tregtia do të luante një rol të rëndësishëm në rikuperimin nga koronavirusi.

"OBT-ja ka nevojë për një udhëheqës në këtë kohë. Organizata ka nevojë për një fytyrë të freskët, një person të jashtëm, dikë me aftësi për të zbatuar reformat dhe për të punuar me anëtarët për t'u siguruar që OBT-ja të dalë nga paraliza e pjesshme në të cilën ndodhet," tha ajo në një intervistë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani