Plaçkitet vila 7 milionë euro e Cristiano Ronaldos

Ndërsa Ronaldo ishte në fushën e lojës me Portugalinë në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës, në vilën e tij, me vlerë 7 milionë euro, në Madeira një hajdut vodhi objekte me vlere.

Mediat në Portugali kanë bërë të ditur se hajduti ka arritur të marrë, pa u shqetësuar, relike të ndryshme sportive, mes të cilave edhe një fanellë të Juventusit të nënshkruar nga CR7.

Në atë moment, në banesë gjendej edhe nëna e sulmuesit të Juves, Maria Dolores Averio dhe vëllai Hugo, të cilët nuk e kishin vënë re hajdutit.

Megjithatë, falë kamerave të sigurisë, policia ka bërë të mundur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.