Probleme me frenat, përplasen dy avionë në pistë

34161874 8820721 image m 7 1602186633511 600x338

Kamerat e sigurisë, në aeroportin e Aberdeen, në Skoci, sjellin momentin e një aksidenti në pistë, kur një avion i vogël Flybe u përplas me një avion tjetër, të ndaluar për shkak të një problemi me frenat.

Avioni i vogël turistik nisi të ecte nëpër pistë, pasi punëtorët hoqën mbështetësen e gomës pa u njoftuar më parë nga piloti. Ai eci për disa metra dhe më pas u përplas me pjesën e motorit të një avioni më të madh.

Ndërkohë, autoritetet aeroportuale kanë nisur një hetim në lidhje me këtë incident.