Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

programi boteror i ushqimit 1100x620

Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka akorduar Programit Botëror të Ushqimit çmimin Nobel të Paqes për vitin 2020.

Vlerësimi për Programin e Ushqimit, me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat në konflikt dhe për sjelljen si forcë drejtuese për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte dhe konflikti”.

Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit.

Që nga krijimi i Nobel-it ky është çmimi i 101 për Paqen në histori. Në të shkuarën e kanë fituar 107 persona dhe 27 organizata. Favoritë për çmimin e këtij viti ishin OBSH, Greta Thunberg, Jacinda Ardern.