Rama akuza të forta LSI: Organizatë hakmarrëse si qelizat e kancerit, e krijuar për të marrë peng PS e PD

Rama asambleja ps 3 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj LSI-së, duke përjashtuar në mënyrë kategorike një koalicion të mundshëm me të në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Ramës bomba që hodhi në erë koalicion me LSI-në ka qenë reforma në drejtësi. Kryeministri thekson LSI-ja nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisë, pasi është krijuar për të marrë peng dy partitë e mëdha PS dhe PD.

“LSI nuk ka lidhje me përgjegjëisnë qeverisëse do që të jetë pjesë për t’u rritur në kurriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI-në, ka qenë reforma në drejtësi dhe aty ndarja është bërë e pariparueshme për një arsye të thjeshtë, sepse LSI-ja është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng një nga dy të mëdhenjtë. Ka lindur si forcvë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i PS nga një boshllëk i krijuar nga PS, nga pakënaqësia legjitime e krijuar brenda PS, ku shumë njerëz ndjeheshin të papromovuar sa duhet dhe është rritur në kurriz të PS e PD. LSI është e krijuar për këtë është një organziatë që funksionon me këtë parim njësoj si qelizat e kancerit për të cilat thuhet se rriten pa qëllim dhe shtohen vetëm për ta vdekur organzimin që kapin. Me LSI-në nuk ka mundësi të bëhet më shumë se çkemi bërë në mandatine parë kam qenë parti’zan I koaliconit me LSI. Kemi dhënë atë që çdo parti detyrohen të japin kur janë me LSI një pjesë të shpirtit do të detyrohesh ta pranosh, përndryshe nuk bën dot as atë pjesë të gjërave që nuk ke arsye të vashdosh të qeverisësh”.