Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të ka Shqipëria të durojë shkallimet e tua?

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 11:19 | Politikë
Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të ka

Pasi presidenti, Ilir Meta i kërkoi kryeministrit të tregojë publikisht se ku dhe me cilin subjekt të OFL-së është takuar, ka reaguar kryeministri Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë pyet Metën se çfarë borxhi i kanë shqiptarët, të durojnë shkallimet e tij të përditshme.

"Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sëkëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!", shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë