Rama: Plani europian bazohet te shengeni rajonal, investimet në sinkron me mandatin tonë të tretë

9 TETOR RAMA PS frame 179967 1100x620

Kryeministri Rama theksoi se plani i ri europian bazohet te shengeni rajonal. Në vijim të fjalës së tij në Asamblenë Socialiste, kreu i qeverisë theksoi se shtyllat ku bazohet investimi europian për rajonin që janë infrastruktura, transporti, energjia e digjitalizimi janë në sinkron me mandatin e tretë socialist.

“Plani i ri europian i cili bazohet te ai që kanë qenë vizioni dhe i shengenit rajonal që ka avancuar me vështirësi vit pas vit dhe është bërë baza e planit masiv europian pas ndryshimit të KE-së dhe këmbëngulja jonë dhe vendeve të tjera në rajon për të insistuar që integrimi mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe, por duhet mbështetur. Komisoneri erdhi ëktu dhe tha 9 mld euro grante për rajonin dhe 20 mld të jera kredi të garantuara. Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Shqipëri që nga vitet ‘90”.

Rama premtoi se brenda mandatit të tretë do të kemi një shtet digjital, ndërsa përmendi një sërë investimesh në aeroporte, porte e hekurudha që do të realizohen në vitet në vijim.

“Infrastruktura, transporti, energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi që shkojnë sinkron me mandatin tonë të tretë. Kjo është e ardhmja. Nëse jemi në udhëkryq nesër do kenë një shtet digjital, shumë shpejt nuk do të ketë më zyra pritjesh dhe shërbimesh fizike, gjithçka do të bëhet online.

Në shumë pak vite përpara se të mbarojë mbandati i tretë do kemi një shtet digjital. Do të nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë Durrës, por tani ka mundësi nga plani i financimit të BE-së, sepse lidhja mes vendeve të rajonit është prioritet i BE-së”.

Për portet aktualë në Durrës dhe Vlorë, Rama tha se do të bëhen porte turistikë, ndërsa në srandë do të ndërtohet një port i ri turistik.

“Nuk do presim mandatin e tretë për dy portet e Vlorës, sepse ai që është në qytet do bëhet port turistik. Portin turistik të Vlorës do ta nisim në pranverë para përfundimti të mandatit DHE do ndërtojmë portin e ri te Triporti Për mallrat dhe peshkatarët.

Porti i Durrësit do të ikë nga aty, do bëhet port turistik do të ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano dhe kjo do fillojë shpejt.

Do të kemi portin e ri turistik në Sarandë para se të mbarojë ky mandat dhe me qeverinë e Kosovës për të vlerësuar portin e Shëngjinit”.