Rastet me Covid, karantinohen 3 mësues në Maliq

Screenshot 1 2 600x338

Karantinohen për shkak të pandemisë së koronavirusit 3 mësues në shkollën “3 dëshmorët” në fshatin Vloçisht të Bashkisë së Maliqit.

Sipas të dhënave, pozitiv ka rezultuar mësuesi i matematikës, ndërkohë një tjetër mësuese është duke pritur përgjigjen e tamponit. Po ashtu një tjetër mësuese e ciklit të ulët është e karantinuar për shkak se bashkëshorti i saj ka rezultuar me Covid 19.

Drejtoria Arsimore e Korçës konfirmon se mësuesit që janë në karantinë janë duke dhënë mësim online.