Shpopullimi, Rama: Edhe për një dekadë tjetër do të vijojë trendi i ikjeve

Rama asambleja ps 2 1100x620

Aspak premtues nuk u duk kryeministri Rama për të ndaluar shpopullimin e vendit nga largimet e të rinjve dhe njerëzve jashtë vendit. Në fjalën e tij para Asamblesë Socialiste, ai theksoi se ikjet më të mëdha bazuar në të dhënat e EUROSTAT kanë qenë në vitet 2008-2010. Sipas tij trendi i ikjeve do të jetë i lartë edhe për një dekadë, por shtoi ai nëse do të bëhen gjërat e duhura kjo mund të stabilizohet.

“Vitet 2008-210 kanë qenë momente e ikjeve më të mëdha. Edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky, më shumë do të ikin sesa do të vijnë në të gjitha vendet. Është po ashtu e qartë që nëse ne do të bëjmë gjërat e duhura patjetër që do të jemi ndër vendet që do ta stabilizojmë këtë trend”.

Duke iu përgjigjur presidentit Meta, i cili e ka ngritur herë pas here shqetësimin për shpopullimin evendit dhe largimin e të rinjve, rama tha se nuk nuk ka njeri që e beson LSI-në.

“A ka njeri që e beson që LSI e pajtohet me një shtet ku është pjesë e pushtetit dhe ku funksion merita përveç të qënit anëtar dhe aksioner i LSI-së dhe kush e mendon këtë ka një problem me mënyrën e të menduarit. Për ne kjo fazë dhe keto zgjedhje janë një betejë jo me ata që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të nëjerëzve dhe me ato pasiguri për të ardhmen që sot janë krijuar edhe si reazultat i një ndryshimi në vendin ku jetojnë dhe mënyrën e jetesës”.