Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sot, Asambleja e PS, zgjidhen Kryesia dhe Sekretariati

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 09:54 | Politikë
Sot, Asambleja e PS, zgjidhen Kryesia dhe Sekretariati

Sot, në orën 15:30, socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare, e shtyrë disa herë në kohë me argumentin e shmangies se grumbullimeve për shkak të pandemisë.

Pikë kryesore, e rendit të ditës, është zgjedhja e organeve drejtuese të partisë dhe është me interes të kuptohen emrat që do të jenë pjesë e Kryesisë dhe Sekretariatit, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë shtatorit, ishin më të forta pritshmëritë se do të kishte lëvizje në kabinetin qeveritar. Aktualisht ka vetëm një ndryshim, zëvendësimi i Besa Shahinit për Evis Kushin.

Po nëse ka kaluar ankthi për ministrat e tjerë, do ta tregojë kryeministri Rama, sot në fjalën hapëse të Asamblesë pranë Amfiteatrit të Tiranës.

Pritet të përcaktohen edhe piketat për zgjedhjet e 25 prillit, nga përgatitjet në terren deri te objektivi për të siguruar më shumë se 800 mijë vota, me synimin e një mandati të tretë qeverisës. Në këtë mbledhje pritet të prezantohet edhe platforma për vlerësimin nga anëtarësia. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë