Tabaku reagon për premtimet e Ramës: Kryeministri sot u rikthehet premtimeve të vjetra e të pambajtura

jorida tabaku ligji pronat 1100x620

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku i është përgjigjur deklaratave të Ramës dhe premtimeve për të marrë mandatin e tretë  në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Sipas Tabakut, kryeministri rikthehet sot me premtime të vjetra të pambajtura

Tabaku thekson se Shqipëria ka sot pagat më ulëta në rajon, ndërkohë që mijëra biznese janë mbyllur dhe 97% e shqiptarëve paguajnë me shume taksa.

“Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.

Është i njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me  mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot.

Edi Rama është njeriu që keqpërdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Është i njëjti që e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.

Në kulmin e krizës dhe pandemisë Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri ka paguar 24 mln euro për inceneneratorin e Fierit”- shprehet Tabaku

Ish-deputetja demokrate akuzon kryeministrin Rama se ka mbështteur oligarkët në kurriz të qytetarëve, por shpëtimi sipas saj do të jetë më 25 prill.

“Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit. Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush!Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill”.