Tenis, Rafa Nadal në finalen e Roland Garros

nadal 600x338

Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet në finalen e Roland Garros. Tenisti spanjoll mposhti argjentinasin Diego Schwarzman 3-0 (6-3, 6-3 dhe 7-6).

Kjo është finalja e 13 e Nadal në Roland Garros, ndërsa në total është finalja e 28 në një Grand Slam.

Nëse fiton të dielën, Nadal do të arrijë rekordin e Roger Federer me 20 tituj Grand Slam-i.

Gjysmëfinalja tjetër e Roland Garros është ajo mes serbit Novak Djokovic dhe grekut Stefanos Tsitsipas.