U mor peng nga ekstremistët islamikë, gruaja franceze lirohet pas 1381 ditësh

1 56 600x338

Sophie Petroni, një shtetase franceze, e cila u rrëmbye në Mali të Afrikës Perëndimore, është liruar pas pothuajse katër vjet robëri.

Disa ekstremistë islamikë të armatosur e rrëmbyen atë në qytetin Gao, në dhjetor 2016, teksa ajo drejtonte një organizatë bamirëse për fëmijët që vuanin nga kequshqyerja.

Bashkë me francezen, u liruan dhe dy shtetas italianë, At Pier Pier Luigi Maccalli dhe Nicola Chiacchio. Të dy u rrëmbyen në Nigeri në vitin 2018,
në një mision rreth 150 km nga kryeqyteti Niamey.

Po ashtu, u lirua dhe një politikane nga Mali, Soumaila Cisse, e cila u mbajt peng për gati shtatë muaj, tha zyra e presidentit të Malit.

Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ndje “jashtëzakonisht i lehtësuar” kur mësoi për lirimin e Petronin.

“Presidenti i Republikës falënderon, veçanërisht, autoritetet maliane për këtë”, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.

“Ai iu siguron atyre të gjithë vullnetin e Francës për të mbështetur Malin në luftën që po bën me këmbëngulje kundër terrorizmit.”

Djali i Petronin, Sébastien Chadaud-Petronin, ishte në kryeqytetin e vendit, Bamako, i emocionuar për të takuar të ëmën pas 1381 ditësh. Ai i tha France 24, se kishte frikë se në çfarë gjendje do ta gjente të ëmën.

“Unë pres që të gjej dikë të sëmurë, shumë të dobët. Shpresoj se ajo mund të shohë ende, por nuk mendoj se mund të qëndrojë në këmbë”, tha ai.

“Pavarësisht nga gjendja në të cilën është, unë e di që ajo është akoma e kthjellët. Unë mezor pres që ta shoh përsëri.”