Vijojnë replikat Rama-Meta për dekoratat e shpërndara nga Presidenca

meta rama 1100x620

Kanë vijuar në distancë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat për dekoratat pa kriter të shpërndara nga Presidenca. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama ironizon kreun e shtetit të mos e mërzisë zëdhënësen e qeverisë Elisa Spiropali, pasi do tí dorëzojë dekoratën për Skëndërbeun.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”- shkruan Rama.

I kundërpërgjigjet Meta duke I këkruar sërish debat televiziv.

“O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë?

Malet tona më të larta!”- shkruan Meta.