Vrasja e dy të rinjve, Malësi e Madhe, arrestohet babai i autorit të dyshuar

Policia e Shkodrës mësohet se ka firmosur, në orët e para të mëngjesit, të kësaj të premte, fletarrestin për Rrok Pepajn, babai i të riut të shpallur në kërkim, Daniel Pepaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes së dy kushërinjve të tij, Klemend Pepaj dhe Vilson Cutaj, në fshatin Vrith, të Malësisë së Madhe.

Rrok Pepaj ka qenë i shoqëruar, që dje, kur u gjetën trupat e dy të rinjve dhe sipas policisë dyshohet se ai ka pasur dijeni për vrasjet, por nuk ka treguar.

Paraprakisht, dyshohet se dy të rinjtë janë vrarë nga kushëriri i tyre për prishje të pazareve të drogës.

Trupat e pajetë të 2 të rinjve që rezultonin të zhdukur prej 5 ditësh janë gjetur, të enjten, në fshatin Reç, të Malësisë së Madhe.