Vrasja e vëllait të Misse Beqirit në Londër, publikohen detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin Flamur ‘Alex’ Beqirit, rreth një vit më parë në Londër.

Policia bën me dije se 3 persona janë arrestuar në Suedi, si të dyshuar kryesorë për ekzekutimin e vëllait të yllit të “Real Housewives”, Misse Beqiri.

36-vjeçari, Flamur Beqiri, u qëllua disa herë me armë zjarri përpara syve të gruas dhe fëmijës në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në oborrin e shtëpisë.

Policia Britanike njofton se tashmë ngjarja është drejt zbardhjes pas arrestimit të 3 shtetasve suedezë në Stockholm, në bazë të një udhërarresti ndërkombëtar. Tashmë 3 të rinjtë presin që të ekstradohen drejt Britanisë.

Më herët, për këtë ngjarje, është arrestuar në Danimarkë 23-vjeçari, Anis Fouad Hemissi, i cili u ekstradua në Britani, në muajin qershor.