Zbulohet një tjetër parcelë me kanabis në Vlorë

kanabis policia 1100x620

Disa ditë, pas pezullimit nga detyra të dy zyrtarëve të lartë të policisë, së Vlorës dhe Himarës, për çështjen e kultivimit të hashashit në këtë zonë, një tjetër parcelë është zbuluar nga efektivët.

Gjatë kontrolleve të shtuara të territorit janë evidentuar dhjetëra rrënjë kanabis sativa pranë banesës së shtetasit G.I. në Armen, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.