Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zbuloni çiftin më të vjetër homoseksual në histori

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 21:27 | Lifestyle

Ka shumë burime historike për jetën erotike të egjiptianëve që dëshmojnë se seksi ishte diçka tjetër sesa një tabu. Janë të paktë ata që tregojnë me siguri se si konsiderohej homoseksualiteti në Egjiptin e Lashtë. Sipas disa studiuesve, çiftet homoseksuale u margjinalizuan dhe u dënuan nga shoqëria, sipas disa të tjerëve ata shiheshin me sy të mirë.

DY SHËRBËTËRORË TË MBRETIT. Në Egjipt u gjet dëshmia e parë e asaj që mund të ketë qenë një çift homoseksual. Ata janë Khnumhotep dhe Niankhkhnum, dy shërbëtorë që kujdeseshin për duart e mbretërve. Ata kanë jetuar 4,400 vjet më parë gjatë sundimit të Niuserra dhe Menkauhor, faraonët e gjashtë dhe të shtatë të dinastisë së 5-të, dhe u varrosën së bashku në mastaba (varrin) e tyre, në nekropolin e madh të Saqqara, afër Memfisit antik, në bregun perëndimor të Nilit (sot 30 km nga qyteti i Kajros).

Meqenëse të dy burrat janë portretizuar në një pikturë murale të përqafuar butësisht dhe gati për t’u puthur, disa egjiptologë kanë supozuar se ata ishin të dashuruar; sipas të tjerëve, intimiteti i tyre do të provonte se ata ishin vëllezër, mbase edhe binjakë. Por meqenëse një pikturë që përshkruan dy burra nga Egjipti i Lashtë në një qëndrim kaq të dashur është një rast unik, duket më shumë e mundshme që të dy të ishin të dashuruar.

E ashtuquajtura “Piktura e vëllezërve”, portreti i varrimit të shekullit të II-të pas Krishtit, i ardhur nga Antinopoli, dhe i ruajtur sot në Muzeun egjiptian në Kajro

DASHNORË APO VËLLEZËR? Duhet të kalojnë shekuj për të arritur në një pikturë tjetër të famshme që portretizon disa burra të antikitetit dhe e cila ka krijuar një debat të ngjashëm midis ekspertëve: është e ashtuquajtura “Piktura e vëllezërve”. Është një portret funeral nga epoka romake që daton në shekullin e dytë pas Krishtit dhe u gjet gjithashtu në Egjipt, në Antinopoli, qyteti i themeluar nga perandori Adrian në kujtim të të dashurit të tij të ri grek Antinous, i supozuar si një hyjni pas vdekjes së tij të parakohshme.

 Piktura e vëllezërve portretizon dy të rinj dhe në sfond, mund të shohim praninë e një miniature të perëndisë Antinous. Për këtë arsye dhe për shkak se portreti u gjet në Antinopoli, disa ekspertë besojnë se dy të rinjtë nuk ishin vëllezër siç supozohej fillimisht, por një çift homoseksual i kohës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani