Arrestohet 34-vjeçari në kërkim, i dënuar për një vrasje në Rrëshen

policiaaa 1100x620

Forcat e Policisë kanë vënë në pranga, në Kamëz, një shtetas 34-vjeçar, në kërkim për vrasje.

Personi u ndalua gjatë një kontrolli policie ku u identifikua si Arjan Prenga, person ky i njohur nga forcat e rendit sepse ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës për një episod të ndodhur, në vitin 2009, në Rrëshen.    

Prenga akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin A.N., ende në kërkim, ka vrarë një person, shtetasin E.J., dhe për këtë ngjarje është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.